Korona angleze arrin edhe në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102656-korona_angleze_arrin_edhe_në_turqi
Turqia ka raportuar identifikimin e rasteve të para të infektuara me llojin e ri të virusit Korona të quajtur korona angleze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2021 10:53 Europe/Tirane
  • Korona angleze arrin edhe në Turqi

Turqia ka raportuar identifikimin e rasteve të para të infektuara me llojin e ri të virusit Korona të quajtur korona angleze.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Turqia ka regjistruar rastet e para të infektuar me llojin e ri dhe shumë përhapës të virusit Korona të quajtur “Korona Angleze”.

Qeveria e Turqisë duke konfirmuar këtë lajm, ka kërkuare nga qytetarët që të respektojnë me kujdes masat parandaluese. Ministri i shëndetësisë së Turqisë në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Rastet e infektimit me korona angleze janë identifikuar me infektimin e 15 personave të cilët nga Anglia kishin hyrë në Angli”.

Ky funksionar i qeverisë së Turqisë ka shtuar se hyrja e udhëtarëve nga Anglia në territorin e Turqisë përkohësisht është pezulluar. Vlen të theksohet se qeveria e Anglisë pas tre muajve vonesë, ka raportuar identifikimin e një lloji të ri të virusit Covid-19 që sipas autoriteteve të këtij vendi është shumë përhapës.