SHBA, sulmohen shtëpitë e krerëve të Kongresit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102659-shba_sulmohen_shtëpitë_e_krerëve_të_kongresit
Mediat amerikane njoftuan se disa vandalë kanë sulmuar banesat e udhëheqësit republikan të Senatit, Mitch McConnell dhe kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2021 15:48 Europe/Tirane
  • SHBA, sulmohen shtëpitë e krerëve të Kongresit

Mediat amerikane njoftuan se disa vandalë kanë sulmuar banesat e udhëheqësit republikan të Senatit, Mitch McConnell dhe kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Ku janë paratë e mia” dhe “Mitch po vret të varfrit” ishte shkruar në derën dhe dritaren e shtëpisë së McConnell në Louisville të Kentuckyt. Shtypi lokal thotë se një kokë derri dhe gjak i rremë ishte lënë përpara shtëpisë së Pelosit në San Francisco. Shtëpitë u vunë në shënjestër pas debatit mbi paketën e ndihmës kundër pandemisë. Një paketë prej 900 miliardë dollarësh u miratua më në fund në prag të Krishtlindjes, kur Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët aprovoi një rritje të ndihmës nga 600 në 2 mijë dollarë. Por Senati i udhëhequr nga republikanët nuk e miratoi rritjen, pavarësisht thirrjeve të fuqishme të bëra për këtë nga presidenti Donald Trump. McConnell i quajti mbishkrimet një “zemërim radikal” dhe shtoi se “vandalizmi dhe politika e frikës nuk kanë vend në shoqërinë tonë”.