Skocia me masa të reja kundër Covid
Në Skoci pritet të vendosen masa të reja bllokuese për Covid 19.
Kryeministrja Nicola Sturgeon tha se masat e reja do të futen në mesnatë në një përpjekje për të frenuar variantin e ri, me përhapje më të shpejtë të virusit. Masat e reja do të kërkojnë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë nga shtëpia kur është e mundur. Takimet në natyrë gjithashtu duhet të ndërpriten. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për nxënësit deri në shkurt duke funksionuar online, raporton BBC. Këto rregulla do të zbatohen në të gjithë territorin skocez të paktën deri në fund të janarit dhe do të mbahen nën shqyrtim. Zonat e ishullit do të qëndrojnë në nivelin e tretë – por kryeministrja Sturgeon tha që ato do të monitorohen me kujdes.