Masa karantinuese në Angli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102690-masa_karantinuese_në_angli
Qeveria britanike ka ndërmarrë hapa më drastikë për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit ndërkohë që zyrtarët kryesorë të shëndetësisë kanë rekomanduar që vendi të zhvendoset i gjithi në nivelin më të lartë të gatishmërisë për koronavirusin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2021 03:50 Europe/Tirane
  • Masa karantinuese në Angli

Qeveria britanike ka ndërmarrë hapa më drastikë për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit ndërkohë që zyrtarët kryesorë të shëndetësisë kanë rekomanduar që vendi të zhvendoset i gjithi në nivelin më të lartë të gatishmërisë për koronavirusin.

Boris johnson doli para britanikëve në mbrëmje, për të njoftuar mbylljen e shkollave dhe kufizimeve të tjera më të rrepta. Pavarësisht nga lloji i ri i virusit apo rikthimi i disa masave kufizuese, Britania e Madhe në të njëjtën kohë vijon edhe procesin e vaksinimit. Mbretëria e Bashkuar është ndër shtetet e pakta në botë që ka miratuar dy vaksina, vaksinën e prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe Bioentech dhe vaksinën e krijuar nga AztraZeneca në bashkëpunim me universitetin e Oxford. Dhe duke nisur nga kjo e hënë në Britani nis procesi i vaksinimit edhe me vaksinën e Oxford e cila është cilësuar një produkt që kushton më pak, dhe mund të ruhet në temperatura më të favorshme çka lehtëson edhe transportin. Më shumë se gjysmë milioni doza të vaksinës së Oxford janë gati të përdoren. Britania ka siguruar 100 milionë doza nga Oxford dhe AztraZeneca, të mjaftueshme pothuajse për të gjithë popullsinë.