Britania dhe SHBA regjistrojnë numrin më të lartë të vdekjeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102723-britania_dhe_shba_regjistrojnë_numrin_më_të_lartë_të_vdekjeve
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 1,041 njerëz të tjerë të kenë vdekur shkaku i coronavirusit, numri më i lartë ditor i vdekjeve që nga muaji prill.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2021 16:23 Europe/Tirane
  • Britania dhe SHBA regjistrojnë numrin më të lartë të vdekjeve

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 1,041 njerëz të tjerë të kenë vdekur shkaku i coronavirusit, numri më i lartë ditor i vdekjeve që nga muaji prill.

Kjo erdhi ndërsa 62,322 raste të reja me Covid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të vdekjeve brenda 24 orëve shkaku i coronavirusit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, 3,939 kanë vdekur brenda një dite. Në të njëjtën kohë, vendi ka regjistruar më shumë se 250 mijë raste të reja të të infektuarve me COVID-19. Numri i njerëzve në spitale është gjithashtu më i larti që nga fillimi i pandemisë. Më shumë se 131 mijë pacientë janë në shtretërit e spitaleve për shkak të virusit, sipas projektit Covid Tracking. Situata është veçanërisht shqetësuese në jug dhe perëndim.