Jep dorëheqje shefi i policisë së Kongresit të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102768-jep_dorëheqje_shefi_i_policisë_së_kongresit_të_amerikës
Një ditë pas sulmit të dhunshëm të përkrahësve të presidentit aktual të Amerikës kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës, shefi policisë së Kongresit ka dhënë dorëheqje nga ky post.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2021 12:31 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqje shefi i policisë së Kongresit të Amerikës

Një ditë pas sulmit të dhunshëm të përkrahësve të presidentit aktual të Amerikës kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës, shefi policisë së Kongresit ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Steven Sund, shefi i policisë së Kongresit të Amerikës, në një deklaratë, ka thënë: “Më 16 janar do të jap dorëheqje nga ky post”. Dorëheqja e Steven Sund nga posti i shefit të policisë së Kongresit të Amerikës është deklaruar pasi që Nancy Pelosi, kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve të këtij vendi, ka akuzuar forcat federale të sigurisë për dështim në mbrojtjen e Kongresit të Amerikës.

Vlen të theksohet se të mërkurën gjatë zhvillimit të seancës së përbashkët të Kongresit për konfirmimin përfundimtar të fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, përkrahësit e Donald Trump që ishin mbledhur përpara ndërtesës së Kongresit, kanë hyrë me forcë dhe kanë sulmuar Kongresin e Amerikës. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë 5 persona dhe janë plagosur 9 oficerë të policisë së Uashingtonit.