Mocioni i mosbesimit dhe i fajësimit të Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102781-mocioni_i_mosbesimit_dhe_i_fajësimit_të_donald_trump
Demokratët në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese bënë thirrje që Trump të mbajë përgjegjësi gjatë procesit të fajësimit në Kongres.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2021 04:43 Europe/Tirane
  • Mocioni i mosbesimit dhe i fajësimit të Donald Trump

Demokratët në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese bënë thirrje që Trump të mbajë përgjegjësi gjatë procesit të fajësimit në Kongres.

Sipas televizionit Al-Jazeera, përfaqësuesit demokratë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve lëshuan një deklaratë duke bërë thirrje për shkarkimin e menjëhershëm të Trump, duke thënë: "Është shumë e rëndësishme që Trump të mbajë përgjegjësi për dobësimin e udhëheqjes botërore të Shtetet e Bashkuara në aspektin e demokracisë. Veprimet e Trump inkurajuan të gjithë protestuesit në të gjithë botën". Ne duhet të paraqitemi në botë sikur nuk ka ndonjë figurë jashtë-ligjore në Amerikë. Ne duhet të përballemi me propagandën e armiqve tanë se sistemi demokratik ka dështuar. Kushtetuta kërkon që ne të përdorim të gjitha mjetet për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara në këto rrethana të rrezikshme. Mjeti për të mbajtur përgjegjës dikë që ka dëmtuar vendin tonë dhe demokracinë tonë është fajësimi i Trump në Kongres.