Janar 10, 2021 08:47 Europe/Tirane
  • Pompeo: Irani nuk duhet të ketë pasurim të uraniumit

Sekretari i Shtetit i SHBA në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe dispozitat e Këshillit të Sigurimit të KB në një deklaratë të Shtunën tha se Irani nuk duhet të kishte pasurim të uraniumit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Mike Pompeo", duke pretenduar se rezoluta e fundit bërthamore e Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit është një shkelje e marrëveshjes bërthamore, sqaroi se Irani nuk duhet të pasurojë uranium në asnjë nivel. Deklaratat e Pompeo vijnë ndërsa NPT u ka dhënë të drejta pasurimi vendeve anëtare të NPT. Irani nënshkroi traktatin NPT në vitin 1968. Sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe marrëveshjes bërthamore, e drejta e Iranit për pasurim gjithashtu njihet. Të hënën, më 4 janar, pasi "Ligji mbi veprimin strategjik për heqjen e sanksioneve dhe mbrojtjen e interesave të kombit iranian" u miratua nga Asambleja Konsultative Islamike e Iranit dhe iu njoftua Qeverisë dhe Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, në përputhje me zbatimin e këtij ligji, Irani filloi prodhimin e uraniumit me 20% pasurim. Ligji u miratua në përgjigje të tërheqjes së paligjshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore dhe mosveprimit të vendeve evropiane në përmbushjen e detyrimeve të tyre.  

Tags