Përdorimi i morgut të përkohshëm në Britani
Dhjetëra kufoma janë duke u vendosur në mjedise të improvizuara në zonën Surrey ndërsa numri i rasteve të koronavirusit në Britani po rritet dhe kapaciteti i ruajtjes së kufomave në morgun e spitalit ka shteruar.
Sipas gazetës Guardian, ndërsa numri i pacientëve të pranuar në spitalet britanike është rritur në një rekord historikisht të lartë, rreth 170 trupa po mbahen në një morg të përkohshëm në Leatherhead, në rajonin Surrey, ndërsa më shumë se gjysma e këtyre njerëzve kanë vdekur nga virusi Corona. Kapaciteti i morgjeve të spitaleve në këtë zonë është 600 kufoma, dhe ato janë të mbushura me kapacitet të plotë. Morgu i përkohshëm ka një kapacitet prej më shumë se 800 trupash. Mbretëria e Bashkuar do të përballet me “periudhën më të rrezikshme” të pandemisë përgjatë javëve para se të ketë ndikim shtrirja e vaksinave, paralajmëroi zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë, Chris Whitty. Mbretëria e Bashkuar ka raportuar deri më tani 3 milion raste nga coronavirusi si dhe 81 mijë viktima.