Bomba e Trump në kryeqytetin amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102883-bomba_e_trump_në_kryeqytetin_amerikan
Prokurori i Përgjithshëm i Uashingtonit njoftoi vendosjen e bombave në kryeqytet pas sulmit të mbështetësve të Trump ndaj ndërtesës së Kongresit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 13, 2021 08:49 Europe/Tirane
  • Bomba e Trump në kryeqytetin amerikan

Prokurori i Përgjithshëm i Uashingtonit njoftoi vendosjen e bombave në kryeqytet pas sulmit të mbështetësve të Trump ndaj ndërtesës së Kongresit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Duke iu referuar trazirave të javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara dhe sulmit ndaj mbështetësve të Donald Trump ndaj Kongresit, Prokurori i Përgjithshëm i Uashingtonit Michael Sherëin pretendoi se disa bomba ishin vendosur gjatë protestave para zyrave të Partisë Republikane dhe Demokratike në Uashington. "Këto bomba ishin vendosur për tu shpërthyen me kohëmatës" tha ai.  "Njerëzit që vendosën këto bomba patjetër do të arrestohen dhe dënohen," tha ai.  Prokurori i Përgjithshëm i Uashingtonit më në fund njoftoi një shpërblim prej 50,000 dollarësh për individët që do të zbulonin identitetin e personave përgjegjës për vendosjen e bombave në Uashingtoni.  Të Mërkurën në mbrëmje, ndërsa ndodhi një seancë e përbashkët dëgjimore në Kongres për të finalizuar fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, një grup mbështetësish të Trump që ishin mbledhur para ndërtesës hynë brenda.  Gjashtë vetë u vranë dhe 10 oficerë policie të Uashingtonit u plagosën në sulm ndaj  ndërtesës së Kongresit.