Erdogan u vaksinua kundër koronas me vaksinën kineze
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102921-erdogan_u_vaksinua_kundër_koronas_me_vaksinën_kineze
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan injektoi vaksinën CoronaVac të prodhuar nga kompania kineze Sinovac.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2021 04:28 Europe/Tirane
  • Erdogan u vaksinua kundër koronas me vaksinën kineze

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan injektoi vaksinën CoronaVac të prodhuar nga kompania kineze Sinovac.

Sipas Sputnik, Erdogan u vaksinua me vaksinën kineze "CoronaVac" në fillim të procesit të vaksinimit në këtë vend. Ministria Turke e Shëndetësisë njoftoi të enjten se më shumë se 250,000 punonjës shëndetësorë në vend u vaksinuan me vaksinën kineze në ditën e parë të vaksinimit. Më herët, Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë njoftoi se kishte lëshuar një licencë emergjence për vaksinën Cronavac. Zyrtarët në vend planifikojnë të blejnë 50 milion doza të vaksinës anti-korona kineze deri në fund të shkurtit. Nga ana tjetër, zyrtarët turq planifikojnë të blejnë 4.5 milion doza të vaksinës Pfizer të SH.B.A. deri në fund të Marsit. Agjencia Turke e Pajisjeve Farmaceutike dhe Mjekësore lëshoi ​​të Mërkurën një licencë emergjence për vaksinën Cronavac, një produkt i ndërmarrjes kineze biomjekësore Sinavak. CoronaVac aktualisht është në fazën e tretë të provave klinike që përfshijnë Turqinë, Brazilin dhe Indonezinë. Vaksina u miratua për herë të parë të hënën në Indonezi.