Biden me plane përpara inaugurimit të tij
Janar 17, 2021 05:38 Europe/Tirane
Presidenti i zgjedhur Joe Biden pak ditë para ceremonisë së betimit ka propozuar paketën e ndihmës ekonomike e cila kap shifrën e 1.9 trilion dollarëve, paketë e cila synon rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së pandemisë.
I quajtur “Plani Amerikan i Shpëtimit”, duhet të miratohet në Kongres. Qëllimi i tij është përshpejtimi i programit të vaksinimit, duke përmbushur qëllimin e Biden për shpërndarjen e 100 milion vaksinave deri në ditën e 100-të të presidencës së tij. Plani përfshin ndihmën 1,400 dollarë për shumicën e amerikanëve. Ai gjithashtu do të zgjasë deri në shtator përfitimet e papunësisë.
Tags