Biden me plane përpara inaugurimit të tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102968-biden_me_plane_përpara_inaugurimit_të_tij
Presidenti i zgjedhur Joe Biden pak ditë para ceremonisë së betimit ka propozuar paketën e ndihmës ekonomike e cila kap shifrën e 1.9 trilion dollarëve, paketë e cila synon rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së pandemisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2021 05:38 Europe/Tirane
  • Biden me plane përpara inaugurimit të tij

Presidenti i zgjedhur Joe Biden pak ditë para ceremonisë së betimit ka propozuar paketën e ndihmës ekonomike e cila kap shifrën e 1.9 trilion dollarëve, paketë e cila synon rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së pandemisë.

 I quajtur “Plani Amerikan i Shpëtimit”, duhet të miratohet në Kongres.  Qëllimi i tij është përshpejtimi i programit të vaksinimit, duke përmbushur qëllimin e Biden për shpërndarjen  e 100 milion vaksinave deri në ditën e 100-të të presidencës së tij.  Plani përfshin ndihmën 1,400 dollarë për shumicën e amerikanëve. Ai gjithashtu do të zgjasë deri në shtator përfitimet e papunësisë.