Vaksina ruse “EpiVacCorona” ka efikasitet 100% ndaj Covidit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103090-vaksina_ruse_epivaccorona_ka_efikasitet_100_ndaj_covidit
Efikasiteti imunologjik i vaksinës së koronavirusit të zhvilluar në Rusi të quajtur “EpiVacCorona” është 100 përqind.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 20, 2021 16:21 Europe/Tirane
  • Vaksina ruse “EpiVacCorona” ka efikasitet 100% ndaj Covidit

Efikasiteti imunologjik i vaksinës së koronavirusit të zhvilluar në Rusi të quajtur “EpiVacCorona” është 100 përqind.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga Shërbimin Federal për Mbikëqyrjen e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies Njerëzore, bën me dije Sputnik News. “EpiVacCorona” është një vaksinë e zhvilluar nga Qendra Shtetërore Kërkimore e Vektorit e Virologjisë dhe Bioteknologjisë në Rusi. Testimet masive të “EpiVacCorona” kanë filluar në Rusi në nëntor. Vaksina e bazuar në peptide është e dyta që licencohet për përdorim në Rusi. Moska ka thënë se vaksina tjetër e saj e aprovuar kundër Covid-19, Sputnik V, është 92 përqind efektive në mbrojtjen e njerëzve sipas rezultateve paraprake.