Covid-19 depërton edhe në Gardën Kombëtare të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103206-covid_19_depërton_edhe_në_gardën_kombëtare_të_amerikës
Rreth 200 pjesëtar të Gardës Kombëtare të Amerikës që morën pjesë në garantimin e sigurisë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Amerikës, janë infektuar me virusin Korona dhe ekziston mundësia që kjo shifër të rritet edhe më shumë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 23, 2021 09:41 Europe/Tirane
  • Covid-19 depërton edhe në Gardën Kombëtare të Amerikës

Rreth 200 pjesëtar të Gardës Kombëtare të Amerikës që morën pjesë në garantimin e sigurisë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Amerikës, janë infektuar me virusin Korona dhe ekziston mundësia që kjo shifër të rritet edhe më shumë.

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” ka njoftuar se 200 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Amerikës janë infektuar me virusin Korona gjatë detyrës që kishin për të garantuar sigurinë e ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden në postin e presidentit të 46-të të Amerikës.

Kjo është në kohën kur aktualisht ekzistojnë shqetësime serioze në lidhje me shtimin e numrit të pjesëtarëve të infektuar me virusin Korona.

Siç duket dislokimi i rreth 5000 trupave të Gardës Kombëtare për mbrojtjen e ndërtesës së Kongresit Amerikan në Uashington DC, ka shtuar shpejtësinë e përhapjes së virusit Korona.

Fotografitë e publikuara të forcave të Gardës Kombëtare të Amerikës të shtrirë në tokë dhe duke mos respektuar distancimin social, kanë ngjallur shumë polemika për përhapjen e virusit Korona në mesin e këtyre forcave.