Trump thyen heshtjen treditore me pretendime të reja
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103212-trump_thyen_heshtjen_treditore_me_pretendime_të_reja
Presidenti i Amerikës më në fund pas tre ditëve ka thyer heshtjen dhe përsëri pretendoi se do të bëjë diçka për ta ringjallur fuqinë e vet.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 23, 2021 14:26 Europe/Tirane
  • Trump thyen heshtjen treditore me pretendime të reja

Presidenti i Amerikës më në fund pas tre ditëve ka thyer heshtjen dhe përsëri pretendoi se do të bëjë diçka për ta ringjallur fuqinë e vet.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se ish-presidenti amerikan Donald Trump i cili pas largimit nga Shtëpia e Bardhë dhe dorëzimit të pushtetit te Joe Biden, shumicën e kohës e ka kaluar duke luajtur golf, më në fund e ka thyer heshtjen disa ditore dhe i ka deklaruar për një gazetar të “Washington Examiner”: “Do të bëjmë diçka, por jo tani”.  

Trump më parë në fjalimin e tij lamtumirës në Meriland, kishte pretenduar: “Do të kthehemi në një mënyrë tjetër”.

Ceremonia e inaugurimit të Joe Biden si president i 46-të i Amerikës u zhvillua ditën e mërkurë më 20 janar. Kjo është në kohën kur shumë përfaqësues të demokratëve në Senat dhe Kongresin e Amerikës kanë njoftuar për fillimin e procesit të interpelancës së Trump më 8 shkurt. Gjykimi i Trump në Senat zhvillohet për shkak të rolit të tij në inkurajimin e sulmit të protestuesve kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës.