Rusia arreston 600 protestues
Gjatë zhvillimit të protestave ditën e shtunë në Moskë dhe në qytete të tjera të Rusisë në mbështetje të opozitarit të njohur të qeverisë së këtij vendi Alexei Navalny, janë arrestuar me qindra protestues.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se protestuesit kanë organizuar tubime protestuese në shumë qytete të Rusisë në mbështetje të Alexei Navalny i cili javën e kaluar është arrestuar sapo ka arritur në aeroportin e Moskës. Disa media kanë njoftuar se gjatë këtyre protestave janë arrestuar të paktën 2662 persona.
Julia Navalny, bashkëshortja e Alexei Navalny thuhet se ka qenë në mesin e këtyre të arrestuarve, por që është liruar më vonë.
Përkrahësit e Alexei Navalny kanë premtuar se do të vazhdojnë protestat edhe javën e ardhshme deri në lirimin e Alexei Navalny.
Qeveria e Rusisë më parë kishte deklaruar se do të përballet me çfarëdo lloj protestash që organizohen në lidhje me këtë çështjeje.
Alexei Navalny me anë të një video e cila është publikuar pas arrestimit të tij, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin dhe të protestojnë nëpër rrugët e qyteteve. Alexei Navalny i cili është një prej figurave më të njohura të opozitarëve të Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, më 17 janar është kthyer nga Gjermania në Moskë ku është arrestuar sapo ka arritur në aeroport.