Përhapja e virusit Korona krijon gjendje kritike në Evropë
Shtetet evropiane kanë ashpërsuar masat dhe kufizimet pas përhapjes së valës së re të virusit Korona.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Mjekët francezë për ta ndalur përhapjen e virusit Korona, kanë kërkuar nga qytetarët që të mos flasin në mjetet e transportit publik.
Në një rekomandim që është publikuar nga akademia mjekësore e Francës thuhet: "Njerëzit duhet të qëndrojnë të heshtur dhe të mos flasin në vendet publike, metro, autobusë dhe në vende të tjera që nuk ekziston mundësia për respektimin e distancës sociale dhe të mos flasin as në celularë".
Në Francë deri më tani mbi 72 mijë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin Korona ndërsa në spitale aktualisht një numër më i madh i pacientëve me virusin Korona janë shtruar në spital dhe ky numër është shumë më i madh se sa që ishte në tetor. Disa ekspert në këtë vend kanë kërkuar vendosjen dhe zbatimin e karantinës së tretë.
Kjo është në kohën kur Britania po përballet me numër të madh të personave të infektuar me virusin Korona dhe gjithashtu me numrin e lartë të të vdekurve nga ky virus. Institucionet shëndetësore të Britanisë kanë njoftuar për thyerjen e rekordit të vaksinimit të qytetarëve kundër virusit Korona gjatë ditës ku gjatë 24 orëve janë vaksinuar 478.248 persona, shifër kjo që ka qenë e paparë që nga fillimi i procesit të vaksinimit të qytetarëve më 8 dhjetor.
Krerët e shteteve evropiane të enjten me anë të një videokonferencë do të diskutojnë krizën e pandemisë Korona dhe në mënyrë të veçantë përhapjen e virusit "Korona Angleze".
Ndërkohë edhe Banka Evropiane për Investime ka paralajmëruar reduktimin e investimeve në Evropë si pasojë e krizës së shkaktuar nga virusi Korona.