Bill Gates: Bota duhet të përgatitet për pandeminë tjetër
Bill Gates, themeluesi i kompanisë Microsoft, ka paralajmëruar se bota duhet të përgatitet për t’u përballur me pandeminë tjetër të virusit Korona ashtu siç duhet të përgatitet për luftë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bill Gates me anë të një letre, ka deklaruar se bota duke investuar me dhjetëra miliardë dollarë për çdo vit duhet të përgatitet për pandeminë tjetër.
Bill Gates ka shkruar: “Ne nuk kemi kapacitetin e duhur që të përballemi përsëri me pandemi. Kërcënimi gjithëpërfshirës tjetër gjithnjë do të jetë para nesh, përveçse bota të marrë hapa serioze për të parandaluar një gjë të tillë. Për të parandaluar shkatërrimin e të ardhmes si pasojë e pandemisë Korona, duhet ta konsiderojmë atë aq shumë serioz sa që e konsiderojmë kërcënimin për luftë. Ndalja e pandemisë së ardhshme të virusit Korona ka nevojë për të shpenzuar me miliarda dollarë në vit dhe duhet ta kujtoni se virusi Covid-19 ka shkaktuar shpenzime mbi 28 trilionë dollarë”.
Sipas raporteve të qendrave zyrtare, numri i personave të infektuar me virusin Korona deri të mërkurën ishte 101 milionë e 18 mijë persona dhe numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në botë ka shkuar në 2.172.049 persona.