SHBA, mbi 439 mijë numri i të vdekurve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103426-shba_mbi_439_mijë_numri_i_të_vdekurve
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 439.533, prej të cilëve 3.993 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 28, 2021 16:27 Europe/Tirane
  • SHBA, mbi 439 mijë numri i të vdekurve

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 439.533, prej të cilëve 3.993 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 153.393, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 26.168.285. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 15,94 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 304,4 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,23 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 42.963 viktima. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,7 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,48 milionë.