Udhëheqësi katolik i botës takon Ajetollah Sistanin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103450-udhëheqësi_katolik_i_botës_takon_ajetollah_sistanin
Kardinali irakian Luis Rafael Sako tha se Papa Françesku do të takohet me Ajetollah Seyyed Ali Sistani në fillim të marsit gjatë vizitës së tij në Irak.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 29, 2021 09:15 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi katolik i botës takon Ajetollah Sistanin

Kardinali irakian Luis Rafael Sako tha se Papa Françesku do të takohet me Ajetollah Seyyed Ali Sistani në fillim të marsit gjatë vizitës së tij në Irak.

Sipas ISNA, Kardinali Sako, peshkopi i Kishës Katolike Kaldeane në Irak, i tha AFP se gjatë "takimit privat", Ajetollah Seyyed Ali Sistani, autoriteti suprem i Shiitëve dhe Papa Françesku, udhëheqësi i katolikëve në botë, do të diskutojnë për një kornizë për të dënuar agresionin terrorist. Takimi do të mbahet privatisht në qytetin e shenjtë të Najaf, gjatë së cilës dy figura të shquara nga bota muslimane dhe krishterimi do të diskutojnë kornizën që çon në dënimin e dhunës ndaj jetës njerëzore. Papa Françesku është planifikuar të vizitojë Irakun nga 5 deri në 8 Mars dhe planifikon të vizitojë katër qytete, përfshirë Bagdadin. Kjo është vizita e parë e Papës së Vatikanit në Irak.