Ministri i ekonomisë së Gjermanisë: Karantina gjithëpërfshirëse do të vazhdohet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103584-ministri_i_ekonomisë_së_gjermanisë_karantina_gjithëpërfshirëse_do_të_vazhdohet
Ministri i ekonomisë së Gjermanisë duke marrë parasysh situatën dhe rrethanat aktuale të virusit Korona, ka mohuar mundësitë për reduktimin e masave kufizuese dhe ka njoftuar se sipas të gjitha gjasave, do të vazhdohet përsëri karantina gjithëpërfshirëse.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2021 12:17 Europe/Tirane
  • Ministri i ekonomisë së Gjermanisë: Karantina gjithëpërfshirëse do të vazhdohet

Ministri i ekonomisë së Gjermanisë duke marrë parasysh situatën dhe rrethanat aktuale të virusit Korona, ka mohuar mundësitë për reduktimin e masave kufizuese dhe ka njoftuar se sipas të gjitha gjasave, do të vazhdohet përsëri karantina gjithëpërfshirëse.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shkruar se Piter Altemaier, ministri i ekonomisë së Gjermanisë, ka njoftuar mundësinë e për vazhdimin e karantinës gjithëpërfshirëse në këtë vend për t’u përballur me virusin Korona dhe ka thënë: “Zgjatja e masave kufizuese dhe karantinës mbarëkombëtare varët nga përmasat e përhapjes së viruseve të zhvilluara në këtë vend. Masat kufizuese aktuale janë vazhduar deri më 14 shkurt në Gjermani dhe pastaj autoritetet përkatëse duhet të vendosin për vazhdimin ose heqjen e këtyre masave”.

Vlen të theksohet se autoritetet shtetërore të Gjermanisë nesër do të mbajnë mbledhje ku do të diskutojnë çështjet përkatëse me masat kundër përhapjes së virusit Korona dhe procesin e vaksinimit.