Gjermania e hapur për vaksinat ruse e kineze
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103652-gjermania_e_hapur_për_vaksinat_ruse_e_kineze
Vaksinat ruse e kineze po joshin edhe Gjermaninë. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e bëri të qartë se është i hapur ndaj tyre, për sa kohë dëshmohen të efektshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Gjermania e hapur për vaksinat ruse e kineze

Vaksinat ruse e kineze po joshin edhe Gjermaninë. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e bëri të qartë se është i hapur ndaj tyre, për sa kohë dëshmohen të efektshme.

“Nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive, nuk ka rëndësi se në cilin shtet është prodhuar. Për sa kohë ajo mund të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë, mund të përdoret. Megjithatë vaksina kundër koronavirusit duhet të kalojë nëpër një proces të autorizimit”, ka thënë Jens Spahn. Komentet e ministrit gjerman vijnë në kohën kur Europa po përballet me vonesa të dërgesave të dozave të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech. Dy ditë më parë, Rusia njoftoi se do të jetë në gjendje që në gjysmën e dytë të vitit 2021, ta furnizojë Bashkimin Europian me 100 milionë doza të vaksinës së saj Sputnik-V, doza këto të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë personave. Rusia tashmë ka aplikuar për autorizimin e vaksinës në Agjencinë Europiane të Barnave.