Moska: Protestuesit "huliganë dhe provokatorë"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103656-moska_protestuesit_huliganë_dhe_provokatorë
Moska i ka përshkruar si "huliganë dhe provokatorë" një numër të madh njerëzish që dolën të Dielën në rrugë në kryeqytetin rus dhe dhjetëra qytete të tjera në të gjithë vendin duke kërkuar lirimin e figurës së opozitës Alexei Navalny.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 01, 2021 16:26 Europe/Tirane
  • Moska: Protestuesit

Moska i ka përshkruar si "huliganë dhe provokatorë" një numër të madh njerëzish që dolën të Dielën në rrugë në kryeqytetin rus dhe dhjetëra qytete të tjera në të gjithë vendin duke kërkuar lirimin e figurës së opozitës Alexei Navalny.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i bëri komentet në një video-konference të hënën, duke theksuar se dialogu me të ashtuquajturit protestues do të ishte i pamundur. "Nuk mund të ketë bisedime me huliganët dhe provokatorët, ligji duhet të zbatohet me ashpërsinë më të madhe," tha Peskov. Të Dielën, Ministria e Jashtme Ruse i bëri thirrje Uashingtonit që t'i japë fund "ndërhyrjes së tij flagrante" në punët e brendshme të Rusisë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken akuzoi autoritetet ruse për përdorimin e "taktikave të ashpra" kundër protestuesve pro Navalnyt. Peskov tha se Kremlini nuk do të merrte parasysh ankesat e SHBA në lidhje me çështjen Navalny. Ai gjithashtu theksoi se Moska do të injorojë komentet e Blinken, duke paralajmëruar Uashingtonin kundër vendosjes së ndonjë sanksioni të ri."... Ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë ose t'u vëmë veshin deklaratave amerikane në lidhje me këtë çështje," tha Peskov.