Alexei Navalny dënohet me tre vjet e gjysmë burg
Shkurt 02, 2021 16:21 Europe/Tirane
Një gjykatë në Moskë e ka dënuar kritikun e Kremlinit Alexei Navalny për tre vjet e gjysmë për shkeljen e një dënimi me kusht.
“Gjykata vendosi në favor të Shërbimit të Ndëshkimit Federal [Rus] për prishjen e vendimit të dënimit me kusht kundër A. Navalny. Ai u caktua në paraburgim para se vendimi të hynte në fuqi”, tha me rastin e leximit të vendimit të gjykatëses, Natalija Repnjikova. Sipas pretendimeve të mëparshme nga autoritetet ruse, Navalny dhe vëllai i tij dëmtuan financiarisht kompaninë e Yves Rocher, për të cilën ata morën dënime me kusht me burg prej tre vjet e gjysmë. Pas arrestimit të tij mijëra protestues vërshuan në qytetet e Rusisë për të kërkuar lirimin e tij.
Tags