Vaksina ruse, 91.6% efikase edhe për moshat e thyera
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103702-vaksina_ruse_91.6_efikase_edhe_për_moshat_e_thyera
Vaksina ruse Sputnik V rezulton efikase në masën 91.6% dhe parandalon pothuajse të gjitha vdekjet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 02, 2021 16:23 Europe/Tirane
  • Vaksina ruse, 91.6% efikase edhe për moshat e thyera

Vaksina ruse Sputnik V rezulton efikase në masën 91.6% dhe parandalon pothuajse të gjitha vdekjet.

Studimi I publikuar në revistën e njohur shkencore the Lancet tregon se vaksina ruse, përtej të gjithë kritikave që e rrethuan në daljen e nxituar të saj sic u konsiderua atëherë, ka efektshmëri të lartë mbi sëmundjen. Kështu ajo rezulton me efikasitet mjaft të lartë ndaj rasteve simptomatike të Covid 19 ndërsa për rastet e rënda të sëmundjes, efekti I saj llogaritet në masën 100% thotë CNN. Këto të dhëna janë rezultat I fazës së tretë të provave klinike të Sputnik V. Studimi përfshiu 2,144 njerëz mbi moshën 60 vjeç dhe një analize më e hollësishme e kryer në këtë grup tregoi se vaksina ruse tolerohej mjaft mirë. Reaksionet e rralla ndaj saj ishin mjaft të rralla, më pak se 0.2% tek individët që u imunizuan. Shumica e efekteve anësore kanë sigurisht përgjithësisht të lehta si dhimbje në vendin e injeksionit, simptoma të ngjashme me ato të gripit apo lodhje. Autorët e studimit e theksojnë megjithatë se nevojiten verifikime të mëtejshme për të kuptuar më mirë efikasitetin e kësaj vaksine tek personat asimptomatikë dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes që ajo ofron.