Situata e Covid-19 në angli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103766-situata_e_covid_19_në_angli
10 milionë njerëz që jetojnë në Britani kanë marrë vaksinën e parë anti-COVID. Kështu thonë të dhënat qeveritare, të cilat tregojnë gjithashtu se thuajse gjysmë milion njerëz kanë marrë dozën e dytë. Por kryeministri Boris Johnson thotë se vendi nuk ka dalë ende nga kriza.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 04, 2021 03:45 Europe/Tirane
  • Situata e Covid-19 në angli

10 milionë njerëz që jetojnë në Britani kanë marrë vaksinën e parë anti-COVID. Kështu thonë të dhënat qeveritare, të cilat tregojnë gjithashtu se thuajse gjysmë milion njerëz kanë marrë dozën e dytë. Por kryeministri Boris Johnson thotë se vendi nuk ka dalë ende nga kriza.

 “Edhe pse sot ka shenja shprese dhe numri i pacientëve me COVID në spitale ka filluar të bjerë për herë të parë që nga nisja e valës së re, niveli i infeksioneve është ende alarmant dhe më vjen keq të them se kemi humbur 1 mijë e 322 jetë të tjera në 24 orët e fundit”, deklaroi Johnson.  Ndërkohë, analiza të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” tregojnë se dozat e tyre mund të reduktojnë transmetimin e virusit me 67%. Ato treguan gjithashtu se efikasiteti nga marrja e dy dozave është rritur mbi 82%.  Ndërsa kompanitë “Glaxo Smith Kline” dhe “CureVac” kanë rënë dakord për një plan 150-milionë eurosh për vaksinën e gjeneratës së re, që do të jetë gati vitin e ardhshëm. Ato do t’i fokusojnë përpjekjet tek variantet e reja.  Gjithashtu, 100 milionë doza nga kompleksi Global Covax do të shpërndahen brenda tremujorit të parë në vendet e varfra nga UNICEF.  OKB tha gjithashtu se do të kryejë mbi 200 milionë injeksione nga portofoili i COVAX brenda qershorit.  “UNICEF, bashkë me partnerët e saj të prokurimit, do të kenë akses deri në 1.1 miliardë doza vaksina për rreth 100 vende, për thuajse 3 dollarë doza për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, deklaroi Henrietta Fore, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF.  Krijimi i vaksinave të ndryshme do të jetë pjesë e luftës së vazhdueshme globale kundër coronavirusit, teksa kompanitë farmaceutike do të punojnë së bashku për të qenë në pararojë për vitet e ardhshme.