Akumulimi i kufomave në qendrat e varrimit britanik
Varrezat në Angli janë plot dhe tani një numër i madh familjesh duhet të presin për pesë javë derisa të varrosen trupat e të dashurve të tyre.
Shoqata Kombëtare e Drejtorëve të Funeraleve në MB ka njoftuar se qindra qendra funerale në të gjithë vendin po paralajmërojnë për një rritje të numrit të vdekjeve dhe më rritjen e numrit të viktimave nga pandemia e Covid 19, ata mund të nuk presin më trupa të rinj, raportoi Daily Mirror. Shoqata thotë se ka presion tepër të lartë në qendrat e varrimit në Anglinë qendrore dhe në qytete të tilla si Liverpool dhe Manchester, ku familjet e pikëlluara duhet të presin mesatarisht tre javë derisa të dashurit e tyre të varrosen. Vetëm muajin e kaluar, më shumë se 30,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vdiqën nga virusi Corona. Drejtuesit në një numër qendrash funerale thonë se ata mund të marrin një trup të ri vetëm pas varrimit të një personi sepse nuk ka mbetur më hapësirë. Qendra Kombëtare e Statistikave Britanike njoftoi të martën se më shumë se 117,000 certifikata vdekjeje janë lëshuar për shkak të koronavirusit që nga fillimi i epidemisë Covid 19 në këtë vend.