Macron pretendon për ndërmjetësim mes Teheranit dhe Uashingtonit
Emmanuel Macron, presidenti i Francës qeveria dhe vendi i të cilit ka shkelur zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore, tani ka premtuar se mund të bëhet një ndërmjetësues i sinqertë në negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Emmanuel Macron qeveria e të cilit është treguar e paaftë të zbatojë edhe mekanizmin financiar SPV dhe pastaj INSTEX pas daljes së ish-presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja bërthamore, tani pretendon se do të bëjë çdo gjë që mundet për të mbështetur çfarëdo lloj iniciative nga ana e Amerikës në kuadër të hyrjes në një dialog në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Presidenti i Francës të enjten në mbrëmje gjatë një fjalimi në Qendrën e Këshillit Atlantik, e ka paraqitur veten si një “ndërmjetësues i sinqertë dhe i zotuar” në këtë diskurs.
Macron edhe një herë në lidhje me praninë e disa shteteve të rajonit siç është Arabia Saudite në atë që ai po e quan “Negociata të Reja me Iranin”, ka paraqitur disa pretendime dhe ka kërkuar që të gjendet një rrugë për pjesëmarrjen e Arabisë Saudite dhe Izraelit në negociatat e reja.
Në kohën kur Irani gjatë disa viteve negociatash me fuqitë botërore në vitin 2015 ka arritur një marrëveshje të rëndësishme, Macron ka propozuar zhvillimin e negociatave të reja ndërkohë që Teherani zyrtar shumë herë ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të hyjë në negociata të reja.