Trump plaçkit ndihmat financiare të fushatës së tij zgjedhore
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka vjedhur paratë e dhuruara për fushatën e tij elektorale në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluara dhe i ka futur ato në llogarinë e tij.
Gazeta “Huffington Post” në një raport të saj ka shkruar se shuma e këtyre parave që është futur në llogarinë e kompanisë së Trump është rreth 2.8 milionë dollarë.
Revista “Forbes” duke shqyrtuara dosjet e fushatës elektorale të Trump në komisionin federal të zgjedhjeve, ka raportuar se përveç kësaj, edhe një shumë rreth 4.3 milionë dollarë që ka mbledhur fushata elektorale e Trump së bashku me një komitet tjetër, nga data 2- deri më 31 dhjetor të vitit 2021, është shpenzuar për qendrat tregtare të Trump.
Sipas kësaj reviste amerikane, ky komitet ka shpenzuar 11 mijë dollarë për hotelet e Trump në ditën pas humbjes së tij në zgjedhje dhe 294 mijë dollarë të tjerë janë shpenzuar një javë më pas për qëndrim e ushqim.