Mbi 106 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën
(last modified Sat, 06 Feb 2021 18:56:45 GMT )
Shkurt 06, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Mbi 106 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me coronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 106 milionë.

Gjithsej 106.003.585 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 27.407.324 raste deri më tani, transmeton Anadolu Agency. Pas SHBA-së radhiten India me 10.815.222 raste, Brazili 9.449.088, Rusia 3.951.233, Britania e Madhe 3.911.573 dhe Franca me 3.296.747 të infektuar. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 2.311.001 persona, janë shëruar 77.642.997 persona të prekur nga virusi ndërsa 25.904.667 persona vazhdojnë trajtimin.

 

Tags