Amerikë mbi 473 mijë persona të vdekur nga virusi Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103926-amerikë_mbi_473_mijë_persona_të_vdekur_nga_virusi_korona
Statistikat e reja në Amerikë tregojnë se mbi 473 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë infektimit me virusin Korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 07, 2021 10:28 Europe/Tirane
  • Amerikë mbi 473 mijë persona të vdekur nga virusi Korona

Statistikat e reja në Amerikë tregojnë se mbi 473 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë infektimit me virusin Korona.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në bazë të statistikave të publikuara në faqen Worldometers, numri i personave të infektuar me virusin Korona në Amerikë ka ashkuar në 27.519.636 persona dhe mbi 473 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë Korona.

Sipas këtij burimi, gjithashtu në 24 orët e fundit në Amerikë janë regjistruar 105.983 raste të reja të infektuar me virusin Korona.

Sipas statistikave më të fundit të universitetit Johns Hopkins, në 24 orët e kaluara në Amerikë janë regjistruar të paktën 2817 vdekje të reja të shkaktuara nga virusi Korona duke e çuar kështu numrin e viktimave të pandemisë Korona në SHBA në 462.173 persona.

Amerika ka numrin më të madh të personave të infektuar dhe vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në nivel botëror.