Turqi, 8.089 të shëruar dhe 7.897 raste të reja me COVID
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103938-turqi_8.089_të_shëruar_dhe_7.897_raste_të_reja_me_covid
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.897 raste të tjera të koronavirusit të ri  përfshirë 618 pacientë simptomatikë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 07, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Turqi, 8.089 të shëruar dhe 7.897 raste të reja me COVID

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.897 raste të tjera të koronavirusit të ri  përfshirë 618 pacientë simptomatikë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,52 milionë, prej të cilëve 26.685 kanë vdekur, përfshirë 108 viktima brenda ditës së fundit. Po ashtu, 8.089 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,41 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Mbi 30,48 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 137.649 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike ra në 1.337. Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim.