Kina miraton vaksinën e dytë anti-Covid 19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103942-kina_miraton_vaksinën_e_dytë_anti_covid_19
Kina miratoi sot për përdorim të përgjithshëm vaksinën e saj të dytë anti-Covid 19. Vaksina, e quajtur Corona Vac, u krijua nga kompania kineze Sinovac.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 07, 2021 16:26 Europe/Tirane
  • Kina miraton vaksinën e dytë anti-Covid 19

Kina miratoi sot për përdorim të përgjithshëm vaksinën e saj të dytë anti-Covid 19. Vaksina, e quajtur Corona Vac, u krijua nga kompania kineze Sinovac.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Organizata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës ka autorizuar vaksinën e zhvilluar nga Sinovac Biotech. Kjo është vaksina e dytë anti- Covid 19 që aprovohet për përdorim nga publiku i gjerë në Kinë. Më parë, në dhjetor 2020, një vaksinë e zhvilluar nga Sinofarm mori leje emergjente përdorimi dhe u injektua në grupe njerëzish, të cilët ishin në rrezik të lartë të infektimit me koronavirus. Sipas deklaratës së Sinovac, Indonezia, Turqia, Brazili, Kili, Kolumbia, Uruguaji dhe Laosi deri më tani kanë lëshuar leje për përdorim urgjent për vaksinën Coronavac.