Reduktimi i eksporteve, dhurata e Brexit-it për Britaninë
(last modified Sun, 07 Feb 2021 18:56:46 GMT )
Shkurt 07, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Reduktimi i eksporteve, dhurata e Brexit-it për Britaninë

Gazeta britanike The Guardian raportoi një rënie prej 68 përqind të eksporteve britanike në BE krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke thënë se arsyeja e rënies së konsiderueshme të eksporteve ishin problemet e shkaktuara nga Brexit-i(dalja e Britanisë nga BE).

Sipas Shoqatës Britanike të Transportit Rrugor (RHA), zëvendësi i kryeministrit Boris Johnson, Michael Gove ka injoruar paralajmërimet për një rënie të ndjeshme të eksporteve, nga frika se situata mund të përkeqësohet, veçanërisht në korrik. Reduktimi drastik i volumit të transportit të mallrave nëpërmjet anijeve dhe rrugëve të rëndësishme si kanali i La Manshit, i është raportuar nga Shoqata e Transportit Rrugor zv/kryeministrit britanik Michael Gove. Në një letër drejtuar Michael Gove më 1 Shkurt, Richard Brent, drejtori ekzekutiv i shoqatës, tha se ai dhe zyrtarët e tij kishin paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për problemet disa muajshe dhe kishin kërkuar që të merreshin masa për të zvogëluar problemet, por këto kërkesa kryesisht ishin injoruar. Brent i tha revistës Observer se përveç një rënie prej 68 përqind të eksporteve, rreth 65 deri në 75 përqind të kamionëve që vijnë nga BE kthehen bosh për shkak të vonesave dhe bllokimeve nga Britania e Madhe, si dhe për shkak se disa kompani britanike që eksportojnë mallra, kanë ndaluar përkohësisht ose përgjithmonë eksportin në BE. Sipas Bibliotekës së Dhomës së Komunave, eksportet britanike në BE në 2019 arritën në 294 miliardë paund (ekuivalente me 43% të eksporteve totale britanike), ndërsa importet britanike nga BE arritën në 374 miliard paund (52% e importeve totale). Shumica dërrmuese e eksporteve në BE nga Britania e Madhe bëhen me transport detar. Sipas raporteve të medias, nga përmbajtja e studimit të fundit të FMN-së, ekonomia britanike ka parë efektet e saj negative në muajin e kaluar pas largimit nga Bashkimi Evropian. Ndër të tjera, ekonomia britanike pritet të pësojë një rritje negative 1% në sezonin aktual fiskal për shkak të Brexit-it. Prodhuesit dhe eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve raportojnë trazirat më të mëdha në zinxhirin e tyre të furnizimit dhe lëndëve të para. Transporti total i kontejnerëve midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar ra me 38% në javën e tretë të janarit. Dokumentet në rritje dhe kostot ndërkufitare i kanë bërë më të vështira importet dhe eksportet ndërkufitare midis Evropës dhe Britanisë. Kriza e Koronavirusit deri më tani ka zgjeruar thellësinë e efekteve shkatërruese të Brexit-it në ekonominë britanike. Por, në planin afatgjatë, është e paqartë se si Boris Johnson do të jetë në gjendje të shpëtojë ekonominë britanike.

 

Tags