SHBA, 86 mijë raste të reja me COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104006-shba_86_mijë_raste_të_reja_me_covid_19
SHBA-ja raportoi mbi 86 mijë raste të reja nga coronavirusi si dhe 1,268 viktima të dielën, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • SHBA, 86 mijë raste të reja me COVID-19

SHBA-ja raportoi mbi 86 mijë raste të reja nga coronavirusi si dhe 1,268 viktima të dielën, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Sipas CNN, numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 27 milionë derisa numri i viktimave në 463 mijë. Deri më tani të paktën 59 milionë doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 41 milionë vaksina janë administruar, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Numri i rasteve ditore nga coronavirusi në SHBA si duket ka filluar të bie, bazuar në faqen Worldometer, e cila i monitoron të dhënat për sa i përket pandemisë. Shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë në vend ishte më 8 janar, ku u regjistruan mbi 308 mijë të prekur brenda një dite. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se do të jetë “shumë e vështirë” për SHBA-në që të arrijë imunitetin e tufës kundër koronavirusit deri në shtator. Imuniteti i tufës arrihet kur një pjesë e madhe e popullatës bëhet rezistente ndaj sëmundjes, ose nga infeksioni i mëparshëm, ose nga vaksinimi. Sipas shkencëtarëve, imuniteti i tufës kundër koronavirusit kërkon që së paku 75 për qind e popullatës të zhvillojë mbrojtje.