Erdogan: Janë studentë këta apo terroristë?!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104008-erdogan_janë_studentë_këta_apo_terroristë_!
Përplasjet mes studentëve të Universitetit Bogazici dhe policisë vazhdojnë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dënoi ashpër veprimet e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 08, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Erdogan: Janë studentë këta apo terroristë?!

Përplasjet mes studentëve të Universitetit Bogazici dhe policisë vazhdojnë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dënoi ashpër veprimet e tyre.

“Janë studentë apo terroristë këta që përpiqen të mësyjnë zyrën e rektorit dhe ta uzurpojnë atë?”, u shpreh ai. Që nga fillimi i janarit studentët protestojnë kundër emërimit të ish-politikanit të AKP-së, Melih Bulu si rektor, një vendim me dekret presidencial. Policia përpiqet të ndalë protestat me dorë të hekurt. Ndalimet policore pa arsye apo bastisje shtëpish natën ishin javën e kaluar në rend të ditës. Erdogan pretendoi, se mes studentëve janë përzierë elementë opozitarë, të cilët në të shkuarën në „mitingjet e tyre kishin kërkuar skenarë të ndyrë si grushtin e shtetit.” Presidenti turk i krahasoi protestat studentore me demonstratat e parkut Gezi në vitin 2013. Paralelizmat që bën Erdogani me protestat e të rinjve aktualisht i kanë habitur shumë vëzhguesit zgjedhorë. Për shkak se elektorati i partisë konservatore islame, AKP, sipas sondazheve, ka rënë nën 40%, mund të mendohej se çdo votë ia vlen, edhe ajo e të rinjve.