Senati votoi në favor të fajësimit të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104070-senati_votoi_në_favor_të_fajësimit_të_trump
Senati i SH.B.A. të Mërkurën në mëngjes (me kohën e Teheranit) votoi 56 me 44 kundër, pro legalitetit të seancës për fajësimin e Trump ndërsa presidenca e tij përfundoi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 10, 2021 09:13 Europe/Tirane
  • Senati votoi në favor të fajësimit të Trump

Senati i SH.B.A. të Mërkurën në mëngjes (me kohën e Teheranit) votoi 56 me 44 kundër, pro legalitetit të seancës për fajësimin e Trump ndërsa presidenca e tij përfundoi.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, në këtë votim, përveç të gjithë 50 senatorëve demokratë, 6 senatorë republikanë gjithashtu votuan si të ligjshëm fajësimin e Trump pas përfundimit të presidencës së tij.  Sipas votimit të Senatit, përpjekja e mbështetësve të Trump për të nxjerrë jashtë ligjit fajësimin e tij të dytë dështoi dhe procesi i fajësimit do të vazhdojë.  Gjyqi vjen ndërsa Donald Trump është larguar, por çështja kryesore nuk është fajësimi i tij - siç është e zakonshme në seancat e tjera të fajësimit - por përfundimi i jetës politike të Trump në vitet në vijim.  Nëse Trump shpallet fajtor, atij do t’i ndalohet të mbajë funksione publike përgjithmonë. Sidoqoftë, pasi u njoftuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, ai tha disa herë se synon të kanditojë përsëri si një kandidat për zgjedhjet e vitit 2024.