Uashingtoni kërkon të vazhdojë presionin mbi Ansarullahun e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104170-uashingtoni_kërkon_të_vazhdojë_presionin_mbi_ansarullahun_e_jemenit
Departamenti i Shtetit i SHBA njoftoi se Uashingtoni do të vazhdojë presionin e tij mbi Ansarullahun e Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2021 05:23 Europe/Tirane
  • Uashingtoni kërkon të vazhdojë presionin mbi Ansarullahun e Jemenit

Departamenti i Shtetit i SHBA njoftoi se Uashingtoni do të vazhdojë presionin e tij mbi Ansarullahun e Jemenit.

Sipas Al Jazeera, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price, ndërsa theksoi mbështetjen e Uashingtonit për territorin dhe sovranitetin e Arabisë Saudite, deklaroi se SHBA do të vazhdojë presionin kundër lëvizjes popullore të Jemenit Ansarullah. Ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit pretendoi se "kriza humanitare e Jemenit e ka bërë një përparësi për administratën e re të SHBA të rishikojë emërtimin e Ansarullahut si një grup terrorist, por në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë politikën tonë të presionit mbi udhëheqësit e kësaj lëvizjeje". Pa përmendur krimet e koalicionit agresor saudit në Jemen gjatë gjashtë viteve të fundit, Price theksoi se "Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur Arabinë Saudite dhe për të mbrojtur territoret e saj dhe për të dënuar sulmet e Ansarullahut të Jemenit ".