Virusi "Korona Angleze" është shumë më vdekjeprurës
Sipas shkencëtarëve, virusi i njohur me emrin "Korona Angleze" është vrasës 30 deri në 70% dhe bëhet shkak që një numër më i madh i pacientëve të shtrihen nëpër spitale.
Gazeta amerikane "Washington Post" në një artikull të saj ka shkruar se shkencëtarët kanë përcaktuar se lloji i zhvilluar i virusit Korona i cili për herë të parë është identifikuar në Britani në vjeshtën e kaluar dhe për shkak të radhitjes së molekulave të tij u njoh me B7.1.1, sipas të gjitha gjasave, 30-70% ka kapacitet më të madh për transmetim në krahasim me versionin e zakonshëm të virusit Korona.
Ky virus në disa rajone të Britanisë në mënyrë të gjerë është përhapur dhe bëhet shkak që të mbushen kapacitetet e spitaleve të Britanisë dhe të mbyllen shumë biznese të ndryshme. Disa vende evropiane në përgjigje ndaj disa raporteve të para në lidhje me kërcënimin e këtij lloji të ri të virusit Korona, kanë shtuar protokollet dhe rekomandimet për përdorimin e maskës së fytyrës