Kryeministri britanik do të heqë kufizimet për pandeminë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104274-kryeministri_britanik_do_të_heqë_kufizimet_për_pandeminë
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, deklaron se do të heqë kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 14, 2021 19:52 Europe/Tirane
  • Kryeministri britanik do të heqë kufizimet për pandeminë

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, deklaron se do të heqë kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë.

Fillimisht do të rikthehet mësimi në shkolla e më pas do të lejohet aktiviteti në bizneset e vogla. Gjatë një vizite në fabrikën e bioteknologjisë ku do të prodhohet vaksina e re Novavax, Kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh optimist sa i përket kapërcimit të krizës së krijuar nga pandemia. Ai njoftoi se ka vendosur të heqë kufizimet e vendosura nga karantina kombëtare. “Unë jam optimist, nuk do ta fsheh këtë, por duhet të jemi të kujdesshëm” u shpreh ai. Kryeministri britanik gjithashtu raportoi se planet e daljes nga karantina do të shpallen më 22 shkurt. Duke theksuar se përparësia e tij është rihapja e shkollave në Mbretërinë e Bashkuar nga data 8 Mars, e pas këtij momenti, do të hapen edhe dyqanet me pakicë dhe qendrat tregtare sapo të paraqitet një situatë më e sigurt rreth koronavirusit. Johnson gjithashtu u ndal edhe tek rregullat që do të vendosen. Kryeministri tha se ndërsa të prekurit me Covid-19 u ulën në të gjithë vendin, numri i përgjithshëm mbeti shumë i lartë, duke shtuar se efektiviteti i vaksinave si dhe karantina është i rëndësishëm në uljen e shkallës së infeksionit.