Qeveria e Biden i dërgoi një mesazh të ashpër Izraelit
Një rrjet televiziv hebraik të Dielën zbuloi dallimet midis administratës së re të SHBA dhe regjimit sionist.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, që citon Kanalin 12 të regjimit sionist, qeveria amerikane ka kërcënuar regjimin sionist se nëse Tel Avivi nuk heq dorë nga vendimi i tij për të ndaluar linjat ajrore të huaja të ulen në aeroportet e tij, nuk do të lejojë që aeroplanët izraelitë të ulen në aeroportet e SHBA. Qeveria sioniste më parë kishte ndaluar kompanitë e huaja, përfshirë ato në Shtetet e Bashkuara, të dëbojnë izraelitët e mbetur në të gjithë botën për shkak të pandemisë se Covid-19. Regjimi sionist kështu ndaloi linjat ajrore amerikane të marrin pjesë në transportimin e izraelitëve të mbetur në të gjitha shtetet amerikane. Sipas Kanalit 12 të regjimit sionist Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden i ka dërguar një mesazh të ashpër qeverisë Izraelite, duke pyetur pse ajo dëshiron të shkaktojë një problem të vërtetë me Uashingtonin. Pas këtij mesazhi funksionarët e ministrisë izraelite të transportit kanë organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme për zgjidhjen e krizës. Zyrtarët amerikanë thonë se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e "qiellit të hapur" të nënshkruar midis dy qeverive duke kërkuar evakuimin e individëve vetëm nga kompanitë ajrore izraelite.