Rusia kritikon këmbënguljen maniake të Perëndimit në sanksione
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104368-rusia_kritikon_këmbënguljen_maniake_të_perëndimit_në_sanksione
Kremlini ka kritikuar "këmbënguljen maniake" të Perëndimit në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe ngurrimin e tij për të zgjidhur çështje të diskutueshme përmes dialogut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 16, 2021 15:54 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon këmbënguljen maniake të Perëndimit në sanksione

Kremlini ka kritikuar "këmbënguljen maniake" të Perëndimit në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe ngurrimin e tij për të zgjidhur çështje të diskutueshme përmes dialogut.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të martën se Rusia ishte përpjekur të vendoste dialog me Perëndimin, por diskutimet e pafund rreth sanksioneve ekonomike ishin një pengesë. “Për fat të keq, Brukseli vazhdon të flasë për sanksione, po kështu edhe Shtetet e Bashkuara me këmbëngulje maniake. Kjo është diçka që nuk na pëlqen aspak që ne nuk do ta mirëpresim kurrë” tha Peskov. Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se Rusia shpresonte që "vullneti politik për të vazhduar dialogun do të fitojë epërsi dhe çështjet më komplekse në marrëdhëniet me Perëndimin do të zgjidhen ekskluzivisht brenda kornizës së një dialogu". Peskov tha gjithashtu se kërcënimi i masave shtrënguese nga BE dhe SHBA do ta detyronte Moskën të qëndronte e mobilizuar vazhdimisht dhe të merrte masa reciproke në përputhje me interesat e saj.