Shkurt 17, 2021 13:24 Europe/Tirane
  • Deklarata e Trump, përçarje të hapura në Partinë Republikane

Ish-presidenti i Amerikës me anë të një deklarate për shtyp, ka kritikuar ashpër liderin e pakicës republikane në Senat dhe ka zbuluar shtimin e përçarjeve brenda partiake.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Donald Trump, ish-presidenti i Amerikës, me anë të një deklarate për shtyp, duke folur për përfundimin e procesit të interpelancës së dytë në Senatin e Amerikës, deklaroi: “Mitch McConnell është një politikan i dështuar, kryeneç dhe i brisht dhe nëse senatorët republikanë dëshirojnë të mbesin me atë, ata më nuk do të fitojnë kurrë. Ai kurrë nuk do ta bëjë atë çfarë duhet të bëhet ose çfarë është e mirë të bëhet për vendin tonë. Ky është një çast i madh për vendin tonë dhe ne nuk mund të lejojmë që duke shfrytëzuar liderët e shkallës së tretë, të na diktohet e ardhmja jonë”.

Tags