Rusia dhe OKB theksojnë zgjidhjen politike të krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104476-rusia_dhe_okb_theksojnë_zgjidhjen_politike_të_krizës_në_siri
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë dhe i dërguari special i OKB për çështje të Sirisë kanë theksuar në zgjidhjen politike për t’i dhënë fund krizës në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 19, 2021 10:21 Europe/Tirane
  • Rusia dhe OKB theksojnë zgjidhjen politike të krizës në Siri

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë dhe i dërguari special i OKB për çështje të Sirisë kanë theksuar në zgjidhjen politike për t’i dhënë fund krizës në Siri.

Agjencia e lajmeve Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë dhe Geir Pedersen, i dërguari special i OKB për çështje të Sirisë, ditën e enjte kanë zhvilluar një takim në Moskë në të cilin kanë theksuar: “Qëndrimi i përbashkët i Rusisë dhe OKB është ky që rrugëzgjidhja politike e krizës së Sirisë nuk ka kurrfarë opsioni zëvendësues dhe ky proces po shkon në kuadër të një kornize të udhëhequr nga grupet siriane”.

Këta dy funksionarë të Rusisë dhe OKB kanë shtuar se në bazë të rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurisë së OKB duhet respektuar sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Sirisë.

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka thënë: “Rusia mbështetë kërkesën e Antonio Guteres, sekretari i përgjithshëm i OKB për uljen e sanksioneve të njëanshme dhe në kundërshtim me rezolutën e KS të OKB kundër Sirisë, sidomos në rrethanat e pandemisë së virusit Korona”.

Vlen të theksohet se raundi i 15-të i bisedimeve të konferencës së Astanasë është zhvilluar të martën e kaluar në Suçi të Rusisë me pjesëmarrjen e Gejr Pederesen dhe me pjesëmarrjen e një delegacioni të opozitarëve dhe një delegacioni të Qeverisë së Damaskut si dhe të delegacioneve të vendeve garantuese të procesit të Astanasë që janë Irani, Rusia dhe Turqia.