Rrëzohet aeroplani ushtarak amerikan, dy të vdekur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104544-rrëzohet_aeroplani_ushtarak_amerikan_dy_të_vdekur
Dy pilotë humbën jetën në SHBA kur një aeroplan ushtarak u rrëzua të premten pranë Aeroportit Rajonal Montgomery në Alabama, bazuar në deklaratën e drejtorit ekzekutiv të objektit, Marshall Taggart, Jr.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2021 15:26 Europe/Tirane
  • Rrëzohet aeroplani ushtarak amerikan, dy të vdekur

Dy pilotë humbën jetën në SHBA kur një aeroplan ushtarak u rrëzua të premten pranë Aeroportit Rajonal Montgomery në Alabama, bazuar në deklaratën e drejtorit ekzekutiv të objektit, Marshall Taggart, Jr.

Sipas CNN, avioni trajnues T-38 i caktuar në Krahun e 14-të të Trajnimit Fluturues u rrëzua rreth orës 17:30, sipas deklaratës nga Forcat Ajrore. Taggart tha se aeroplani u ngrit nga Columbus, Misisipi dhe ishte në rrugën e tij për në Tallahassee, Florida përpara se të rrëzohej ngjitur me aeroportin. Krahu i 14-të i Trajnimit Fluturues është i vendosur në Bazën e Forcave Ajrore Columbus. Më tutje, Forcat Ajrore amerikane deklaruan se do të mblidhet një bord hetimi i sigurisë për të hulumtuar aksidentin.