SHBA dërgon bombarduesit B-1 në Norvegji, Moska proteston
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104546-shba_dërgon_bombarduesit_b_1_në_norvegji_moska_proteston
Ambasada Ruse në Uashington e quajti vendimin e Forcave Ajrore të SHBA për të vendosur bombardues strategjikë B-1 në Norvegji si një hap që minon përpjekjet për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Evropën Veriore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2021 15:27 Europe/Tirane
  • SHBA dërgon bombarduesit B-1 në Norvegji, Moska proteston

Ambasada Ruse në Uashington e quajti vendimin e Forcave Ajrore të SHBA për të vendosur bombardues strategjikë B-1 në Norvegji si një hap që minon përpjekjet për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Evropën Veriore.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS News, Ambasada Ruse në Uashington shkroi në Twitter se vendosja e bombarduesve strategjikë B-1 në Norvegji shihet  si një pengesë për paqen dhe stabilitetin strategjik në Evropën Veriore. "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vendosin përkohësisht bombarduesit e tyre strategjikë B-1 në tokën Norvegjeze në të ardhmen shumë të afërt," tha Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA, Gjeneral Charles Brown. Sipas tij, ky vendim është i lidhur me "konkurrencën mes fuqive të mëdha". Sipas deklaratës së Komandës Amerikane në Evropë, më shumë se 200 trupa personel i Forcave Ajrore Amerikane të stacionuara në Bazën e Forcave Ajrore Dyess në Teksas do të mbërrinin në Bazën e Forcave Ajrore Orland me një skuadrilje bombarduese ekspedituese B1-B Lancer për të mbështetur misionet e mundshme kundër Rusisë dhe Kinës në rajon. Diplomatët rusë i bënë thirrje Uashingtonit të përmbahet nga çdo veprim destabilizues në vijën e kontaktit Rusi-NATO, pasi veprime të tilla vetëm do të minojnë përpjekjet kolektive për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Arktik.