Biden shpalli një gjendje katastrofe të madhe në Teksas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104562-biden_shpalli_një_gjendje_katastrofe_të_madhe_në_teksas
Presidenti i SHBA Joe Biden ka shpallur një "katastrofë të madhe" për 77 rrethe në Teksas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 21, 2021 05:55 Europe/Tirane
  • Biden shpalli një gjendje katastrofe të madhe në Teksas

Presidenti i SHBA Joe Biden ka shpallur një "katastrofë të madhe" për 77 rrethe në Teksas.

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi të Shtunën një gjendje katastrofe të madhe në këtë shtet pas vazhdimit të kushteve kritike të shkaktuara nga bora e madhe dhe ngrica në Teksas, e cila ka shkaktuar shumë probleme për njerëzit. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave tha se Teksasi tani ka qasje në buxhetin federal për strehim të përkohshëm, riparime shtëpish dhe kredi me interes të ulët. Ndërkohë, udhëtimi i Joe Biden në Texas ndoshta do të bëhet në ditët në vijim. Më shumë se 4.5 milion shtëpi në të gjithë Shtetet e Bashkuara mbetën pa energji elektrike për shkak të një stuhie rekord dimërore, që përfshiu pjesën më të madhe të vendit. Në ditët e fundit, kur vala e ftohtë përfshiu Shtetet e Bashkuara, gati 30 njerëz kanë vdekur në aksidente të ndryshme, përfshirë gjashtë persona që u vranë në një aksident automobilistik në Fort Worth, Texas.