Alarmi i virusit anglez në Itali
Ministria Italiane e Shëndetësisë ka paralajmëruar njerëzit se virusi britanik po përhapet me shpejtësi në këtë vend.
Zyrtarët shëndetësorë italianë thonë se numri i njerëzve të infektuar me virusin britanik që janë pranuar në spitale është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Lartë i Shëndetit, 14 provinca në Itali aktualisht janë të infektuara me virusin Britanik. Specia e re angleze e koronës po përhapet me shpejtësi midis fëmijëve dhe adoleshentëve. Përhapja e shpejtë e virusit britanik në Itali ka shqetësuar zyrtarët italianë të shëndetësisë. Spitalet dhe qendrat e trajtimit në Itali tani janë në gatishmëri të lartë për virusin britanik. Ekspertët italianë të shëndetit kanë frikë se korona britanike do të bëhet sëmundja mbizotëruese në vend gjatë javëve të ardhshme.