Irani dërgon ngarkesën e tretë me benzinë në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104578-irani_dërgon_ngarkesën_e_tretë_me_benzinë_në_venezuelë
Kompania TankerTrackers me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka njoftuar për arritjen e ngarkesës së tretë me benzinë nga Irani në Venezuelë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Irani dërgon ngarkesën e tretë me benzinë në Venezuelë

Kompania TankerTrackers me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka njoftuar për arritjen e ngarkesës së tretë me benzinë nga Irani në Venezuelë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se kompania TankerTrackers e cila vëzhgon lëvizjen e anijeve transportuese të naftës, ditën e diele me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka konfirmuar lajmin për arritjen e ngarkesës së tretë me karburante nga Irani në Venezuelë.

Kjo kompani ka deklaruar: “Një ngarkesë me mbi 44 milionë litra benzinë është dërguar në Venezuelë. Anija transportuese “Forest” është anija e tretë e cila është dërguar me karburante nga Irani dhe ka arritur në Venezuelë. Pavarësisht sanksioneve të njëanshme të Amerikës, Irani dhe Venezuela po vazhdojnë bashkëpunimet e veta të gjera ekonomike. Irani edhe më parë ka ndihmuar Venezuelën për të përpunuar naftën në rafineritë e saj dhe për ta shndërruar atë në benzinë”.

Venezuela gjatë viteve të fundit po përballet me presione dhe presione të shumtat të njëanshme nga ana e Amerikës dhe për këtë arsye ndodhet në një gjendje të vështirë.